Kreu i Organizates Boterore te Shendetesise Tedros Adhanom Ghebreyesus, eshte shprehur se armiku me i madh qe ka perfshire globin gjate pandemise nuk eshte vetem virusi por percarja midis shteteve.
Ai i perlotur ka bere thirrje per unitet nderkombetar ne luften kunder pandemise dhe ka thene se “armiku i vërtetë nuk ishte vetë virusi por mungesa e udhëheqjes dhe solidaritetit në nivel global dhe në nivel kombëtar”.
“Sa e vështirë është për njerëzit që të bashkohen për të luftuar një armik të përbashkët që po v ret njerëz pa dallim? A nuk mund ta kuptojmë se ndarjet ose çarjet midis nesh në të vërtetë janë në dobi të virusit?”, tha ai në një konferencë në Gjenevë.
Me tej ka vene ne dukje se sistemet shendetesore te disa shteteve me te pasura ne bote jane permiresuar ndjeshem, por edhe ne disa kombe me mjete modeste kane pasur sukses ne ngadalesimin e perhapjes se virusit.
“Kjo pandemi një herë në një shekull na ka dhënë një mësim kritik: Kur bëhet fjalë për shëndetin, fatet tona janë gërshetuar”, tha ai.