Pëlcet termometri nga vapa, ja vendi që regjistroi të mërkurën temperaturën më të lartë ndonjëherë

Siçilia ka regjistruar temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në Evropë nje dite me pare.

Në Sirakuzë, një qytet në bregdetin juglindor të ishullit italian, u regjistrua temperatura prej 48.8C të mërkurën, sipas meteorologëve vendas.

Ndërkohë që temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në kontinentin evropian është 48C, në Athinë në vitin 1977.

Temperatura rekord në Sicili ende nuk është konfirmuar nga Organizata Botërore Meteorologjike (WMO), e cila do të duhet të verifikojë regjistrimin që ajo të bëhet rekordi i ri evropian i temperaturës.