Jemi ne stinen e vjeshtes ku viruset jane te pranishem dhe duhet te jemi te kujdesshem.
Mjekja pediatre Ilsa Kraja është e mendimit që ka disa alternativa që secili prej nesh mund ti përdorë në shtëpi pa nxituar drejt spitalit apo il’açeve ndaj eshte shume e thjeshte dhe mos u shqetesoni.
Ajo keshillon se:“Unë nuk rekomandoj asnjë herë il’açe për kollën, qumësht me mjaltë dhe çaji me mjaltë, il’açi më i mirë, mund të jetë çaj mali apo dafine.
Edhe nëse nuk e konsumojmë direkt, nëse kemi fëmijën me rrufë dhe teshtima, në ambientin ku qëndrojmë të vendosim një enë me çaj mente që jep ndjesinë e freskisë, edhe zierja e dafinës e gjithashtu ndihmon. Por edhe çokollata është një alternativë e mirë absolutisht, nuk është e shkruar në literaturë.
Në praktikën time me fëmijët e mi, kur natën i zë kollë e fortë, shpesh i jap pak çokollatë, e cila duke nxitur gjëndrat e pështymës, i lubrifikon ato dhe jep ndjesinë e ngrohtësisë dhe e ndihmon pjesën e sipërme të rrugëve respiratore”.Ndaj tregohuni te kujdesshem dhe ruani familjen tuaj.