Hekuri i rrobave si çdo pajisje tjetër elektroshtëpiake ka nevojë të pastrohet deri në detaje për të funksionuar sa më mirë.
Ndoshta nuk e keni ditur por tek hekuri krijohet një shtresë gurëzash.
Kjo shtresë e dëmton hekurin dhe ai nuk ngrohet dot më si më parë.
Prandaj për të pastruar hekurin tuaj sot po iu sjellim një metodë të thjeshtë e cila do e kthejë hekurin e rrobave në gjendjen kur ju e keni blerë.
Në një tenxhere vloni 200 ml ujë dhe më pas shtoni 1 lugë çaji limontoz.
Në tenxhere shtoni dy shkopinj druri të cilët janë rezistentë nga nxehtësia.
Kur uji të ketë vluar vendosni hekurin sipër enës, duhet që vetëm pllaka e hekurit të ketë kontakt me ujin.
Lëreni për 10 minuta në ujë, dhe më pas fshijeni me një pecetë të thatë në mënyrë që të mos ngelet ujë nëpër dhëmbëzat e hekurit.