Pas kovidit Kina nis eksperimetin tjeter te rradhes

Pas kovidit Kina kalon ne ‘Diellin artificial’ i Kinës ka thyer një rekord të ri botëror pasi kapi temperaturën në 120 milion gradë celsius për 100 sekonda.

Gjithashtu arriti një temperaturë kulmore prej 160 milion gradë celsius, dhjetë herë më i nxehtë se dielli real.

Shkencëtarët kinezë shpresojnë se ky eksperiment do të zhbllokojë një burim të fuqishëm të energjisë së gjelbër, në kërkimin për ‘fuqi të pastër’ të Pekinit.

Pajisja e një teknologjie tejet të përparuar, e cila u ndez për herë të parë dhjetorin e kaluar, theu rekordin e saj të mëparshëm të ruajtjes së një temperature prej 100 milion gradë celsius për 100 sekonda.

Qëllimi i ardhshëm mund të jetë ruajtja e një temperature të qëndrueshme për një javë, sipas Li Miao, drejtorit të departamentit të fizikës të Universitetit Jugor të Shkencës dhe Teknologjisë në Shenzhen.

“Përparimi është një përparim i rëndësishëm dhe qëllimi përfundimtar duhet të jetë mbajtja e temperaturës në një nivel të qëndrueshëm për një kohë të gjatë,”-tha ai për gazetën shtetërore të Kinës, Global Times.

Burimi: DAILYMAIL | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA