Pas diteve te nxehta rikthehen shirat. Ja si do te jete moti diten e neserme

Vendi këtë fundjavë do të ketë ndikim të masave të qëndrueshme të ajrit. Këto do të sjellin mot të kthjellët në mëngjes por në mesditën e pasditen e ditës së shtunë me vranësira shtresore.

Në zonat malore do të marrin zhvillim dhe lokalisht do të pasohen nga reshje shiu. Ditën e diel moti përgjithësisht parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare në male, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Era do të fryjë nga verilindja e veriperëndimi e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 2 dhe 3 ballë. Temperaturat nuk do të pësojnë luhatje të ndjeshme.