Paralajmërohet ‘vala e tretë’/ Nga e hëna mbyllen shkolla, dyqane rikthen izolimin total

Italia do të mbyllet të hënën, pas paralajmërimit të kryeministrin Mario Draghi për një “valë të re” të shpërthimit të koronavirusit.

Dyqanet, restorantet dhe shkollat ​​do të mbyllen në pjesën më të madhe të

Për tri ditë gjatë Pashkëve, 3-5 Prill, do të ketë një mbyllje totale.

Italia, e cila një vit më parë vendosi një nga bllokimet e para kombëtare, po lufton edhe një herë për të përmbajtur përhapjen e shpejtë të infeksioneve.

Vendi ka raportuar më shumë se 100,000 vdekje të lidhura me Covid, numri i dytë më i lartë në Evropë pas Mbretërisë së Bashkuar, ndërkohë që fushata e vaksinimit në Itali është me vonesa.

Javën e kaluar qeveria bllokoi eksportin e 250 000 dozave të vaksinës Oxford-AstraZeneca në Australi në një përpjekje për të adresuar mungesat e vaksinave.

Edhe Bullgaria, Danimarka dhe Norvegjia raportohet se kanë ndaluar të gjithë përdorimin e vaksinës Oxford-AstraZeneca për shkak të frikës se mund të shkaktojë mpiksje gjaku.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se nuk kishte asnjë tregues se kjo vaksinë përbën rrezik, duke theksuar se vendet nuk duhet të ndalojnë së përdoruri vaksinën./a.m/NOA.al