Home TE NDRYSHME Paralajmërimi i Piperos: Ja kur mund pritet vala e dyte ne vendin...

Paralajmërimi i Piperos: Ja kur mund pritet vala e dyte ne vendin tone

236
0

Mjeku Pipero eshte shprehur se pritet nje vale e dyte e rikthimit te koronavirusit por nuk ka vend per tu shqetesuar se cdo gje do te shkoje mire pasi ne kemi musuar shume se se ti mbrohemi dhe te kemi kujdes.

Ja se si shprehet ai:“Ka shumë diskutime në këtë drejtim. Mendoj që rastet e riinfektuara më tepër kanë pasur një relaps apo riakutizim të sëmundjes, apo nuk janë shëruar mirë sesa janë riinfektuar.

Rënia në kontakt me virusin stimulon prodhimin e antikorpeve. Sesa ato bëhen imunitet i qëndrueshëm, kjo do disa muaj të studiohet. Në opinionin tim, rastet e rikthimit janë shumë të rralla”, tha ai.

Një valë e dytë e koronavirusit është frika e autoriteteve shëndetësore në të gjithë botën. Megjithatë, Pipero thotë se gjasat janë që një e tillë të rikthehet në fund të vjeshtës ose në fund të dimrit. Por do të jetë më e lehtë për ta përballuar dhe ne do te ja dalim me sukses.

“Asnjë nuk e dëshiron por specialistët e OBSH dhe të tjerë në mbarë botën nuk e përjashtojnë mundësinë e rikthimit të një vale të dytë të kësaj pandemie në fund të vjeshtës ose në fillim të dimrit.

Ajo nuk do të ketë fuqinë e kësaj vale të parë, do të jetë më e dobët, do të prekë më pak njerëz sepse njerëzit bien në kontakt që tani me virusin, nga ana tjetër edhe popujt nuk janë të papërgatitur.

Janë mësuar si të bashkëjetojnë dhe ta shmangin.

Por edhe kapacitetet janë më të mëdha. Ne nuk duhet të trembemi. Kemi mundësi shumë herë më të mëdha për ta përballur me më pak kosto”, tha Pipero.

Shpresojme qe cdo gje te shkoje mire dhe te fillojme jeten normale.