Pacienti kapet duke u “arratisur” nga dritarja e Infektivit (FOTO)

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut. Një pacient është filmuar duke zbritur nga dritarja e spitalit Infektiv në Gostivar.

Ky moment është shpërndarë nga media të shumta në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë lidhur me rastin ende nuk ka asnjë reagim nga spitali apo nga policia.

Gostivari është një ndër qytetet me numrin më të lartë të të infektuarve me Covid-19. Që nga fillimi i pandemisë në Gostivar janë regjistruar 7.503 raste me koronavirus, ndërsa momentalisht ka 1.394 raste aktive.

Ndaj nuk duhet te largohesh nga spitali ne raste te tilla por duhet te konsultohesh me mejkun.