Moti merr kthesë/ Ja si do të jenë temperaturat këtë javë, më në fund largohet vapa e madhe

Shërbimi Meteorologjik Us htarak, me anë të një njoftimi, shprehet se pas një vere të nxehtë, po arrijmë drejt vjeshtës meteorologjike.

Sipas SHMU, kjo nënkupton se ditëve buzë detit i erdhi fundi, gjë të cilën e dëshmojnë temperaturat e pritshme. Gjatë kësaj jave do të mbizotërojë moti i kthjellët me vranësira hera herës në zhvillim. Reshjet e shiut, të cilat do të prekin zonat veriore e qendrore me intensitet të ulët do ti lenë vendin motit të kthjellët.
Njoftimi i SHMU:

Përshëndetje nga SHMU! Pas një vere të nxehtë po mbërrijmë kështu drejt vjeshtës meteorolgjike e cila do të nisë këtë javë. Kjo nuk do të thotë që ditëve buzë detit i erdhi fundi, gjë të cilën e dëshmojnë temperaturat e pritshme si më poshtë.

Gjatë kësaj jave do të mbizotërojë moti i kthjellët me vranësira hera herës në zhvillim. Reshjet e shiut, të cilat do të prekin zonat veriore e qendrore me intensitet të ulët do ti lenë vendin motit të kthjellët.
Era, do të fryjë nga juglindja e më së shumti nga veriperëndimi e lehtë në tokë e përgjatë bregdetit mesatare. Gjatë ditës së premte era do të jetë e fortë në brigjet e Jonit, çka do të sjellë rritje të dallgëzimit në forcën 4 dhe 5 ballë. Ju urojmë një javë sa më të bukur, veçanërisht ju që ende nuk keni mundur të pushoni!