Ola u bëri të pabërën i ndau/ Sindi kapet keq me Muratin: Po qeshe më unë ika

Murati ka kërkuar sqarim me Sindin pas takimit tepër të afërt që ka pasur me Olën. Murati e pyeti përse nuk i foli në mëngjes, ndërsa Sindi u shpreh se është përdorur.

Murati: As nuk më the mirëmëngjes. Ishe e ftohtë se dola në takim me Olën? Sindi: Si pretendon të jem unë? Kur thua shyqyr që të lirova nga zinxhirin dhe dole me një tjetër që të jep mundësinë të afrohesh fizikisht…

Murati: Pse ti mendon që jemi afruar fizikisht prandaj ishim aq të lumtur? Sindi: Nuk diskutohet. Pse nga lindi ndjenja mes jush? Nëse ishte dashuri me shikim të parë, ma thuaj tani.

Murati: Të thashë doja të shoh veten si jam në takim me tjetër. Sindi: Ti nuk ke ndjerë asgjë për mua thjesht më ke përdorur. Nëse do vazhdosh të qeshësh, unë iki.