Koronavirusi vijon të përhapet në të gjithë botën dhe ka shkaktuar nje kaos te madh ne cdo fushe te jetes.
Por një lajm jo i mire vjen nga Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar se koronavirusi ende nuk e ka arritur pikun ndaj duhet te jeni vigjilent dhe te jeni te kujdesshem.
“Pandemia e koronavirusit vijon të përhapet me shpejtësi në nivel global dhe qartësisht piku i saj nuk është arritur”.
Ai nënvizoi se në fillimet e pandemisë u deshën 12 javë për të arritur 400 mijë raste me koronavirus, por një numër i tillë u arrit vetëm në fundjavën e kaluar. Gjë e cila tregon ritmin e shpejtë të përhapjes së virusit pas lehtësimit të masave lehtësuese.
Ruani distancimin social dhe tregoni kujdes kudo qe ndodheni.