OBSH deklaron: Pandemia mund të jetë e gjatë, niveli i rrezikut vijon të jetë shumë i lartë

Sipas Organizates Boterore te Shendetesise, ka te ngjare qe pandemia te jete e gjate dhe ky eshte njoftim i dates 1 gusht.

Keshtu sipas mediave te huaja, OBSH “vleresoi jetegjatesine e kesaj pandemie” ne nje deklarate pasi komiteti i ngritur i urgjences u takua te premten per te vleresuar krizen.

Me pas grupi ka paralajmeruar edhe rrezikun e “dobesimit” nese do t`i referohemi presionit socio-ekonomik te vendeve te ndryshme te botes.

“Niveli i rrezikut global nga COVID-19 vazhdon të jetë ende shumë i lartë”, u tha në një deklaratë.

“Komiteti parashikoi një shtrirje të gjatë të kësaj pandemie, duke theksuar edhe rëndësinë e përpjekjeve të qëndrueshme të reagimit të komunitetit, kombëtar, rajonal dhe global”, tha OBSH.