Nuk mbeti njeri pa qarë/ Sabiani prezanton djalin për herë të parë: Kam dy fëmijë me dy nëna të ndryshme tha/foto

Sabiani është shumë hermetik kur vjen puna tek jeta e tij private. Por sot në Big Brother VIP ai ka pranuar publikisht se përveç Kejsit, e cila është tashmë pjesë e showbizit, ka edhe një djalë të vogël.

Ai ka treguar se ardhja e tyre në jetë ka qenë një dhuratë e Zotit por nga ana tjetër fakti që ata janë fëmijë të dy nënave të ndryshme ka sjellë edhe vështirësi të mëdha.

”Vëllai i Madh” vendosi që këtë mbrëmje ta surprizonte Sabianin me dy fëmijët e tij.

Ky takim u shoqërua me shumë lot dhe emocione.