Pezullohen nga detyra gjashtë policë të Korçës, përfshirë shefin e Komisariatit dhe të Qarkullimit

Janë pezulluar nga detyra gjashtë punonjës të policisë së Korçës, mes tyre shefi komisariatit Krenar Gjokutaj dhe shefi i Qarkullimit Kelmend Pikuli. Ndërsa katër efektivët e tjerë anë punonjës të qarkullimit.
Burime për mediat bëjnë me dije se Prokuroria e Tiranës ka hetuar kryesisht për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm” për shefat, ndërsa “Shpërdorim detyre” për punonjësit e tjerë.

Nga informacionet paraprake bëhet fjalë për dy raste të kapjes së drejtuesve të mjeteve në shkelje administrative./JOQ