Nuk ka qetësi, 30 tërmete vetëm gjatë natës ne vendin fqinj

24 orët e fundit nuk kanë qenë aspak të qeta për Greqinë.

Një tjetër tërmet me magnitudë rreth 4.3 ballë është ndjerë mëngjesin e sotëm në zonën e Tebës, dhe rreth 30 pasgoditje të tjera kanë vijuar.

Profesor Efthymios Lekkas, Presidenti i Organizatës Greke për Planifikimin dhe Mbrojtjen e Tërmeteve (OASP), deklaroi se “nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar pasi ky fenomen vjen nga përçarjet e zonës.

Deri më tani, sizmologët nuk kanë qenë në gjendje të vlerësojnë nëse këto janë para-tërmete në pritje të një ngjarjeje më të madhe dhe theksojnë se në këtë fazë është një tufë tërmetesh të vogla. Megjithatë, ajo për të cilën bien dakord është se është një fenomen i pazakontë të regjistrosh tërmete të vegjël brenda një periudhe të shkurtër kohe.