Home TE NDRYSHME Kujdes, në këto vende sot do ketë dhe rrebeshe shiu. Mësoni temperaturat...

Kujdes, në këto vende sot do ketë dhe rrebeshe shiu. Mësoni temperaturat e kësaj të diele

248
0

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin. Në zonat malore do ketë edhe rebeshe shiu.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 14°C në 27°C, në zonat e ulëta nga 21ºC në 34°C dhe në zonat bregdetare nga 23°C në 35°C.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë deri në 3 ballë.

do të kete alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm, por nuk përjashtohen edhe mundësia për rebeshe shiu. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 16°C në 30°C dhe në zonat e ulëta nga 18°C në 32°C.