Nuk e priste gazetari, pas tamponit del pozitiv me Covid-19: Një Zot e di sa jam ruajtur!

Endri Xhafo gazetari i njohur i ABC News, bëri të ditur sot se është infektuar me Covid-19 dhe se nuk e priste nje gje te tille.

Ai tha se është ruajtur aq shumë, por nuk është e thënë, teksa doli pozitiv pasi ka bërë tamponin.

“Pozitiv me Covid-19. Një Zot e di sa jam ruajtur! Por paskësh qenë e shkruar!”, – tha Endri Xhafo përmes një postimi në Facebook.

Lajmi ka shqetësuar edhe pjesëtarët e televizionit ku ai punon. Ata që kanë pasur kontakte me të duhet t’i nënshtrohen gjithashtu tamponit.

Ende nuk ka një njoftim publik nga Ministria e Shëndetësisë nëse tamponi do të vazhdojë tu bëhet vetëm personave me simptoma apo do të ketë edhe gjurmim epidemiologjik tek rrethi i të infektuarve.

Ne i urojm sherim te shpejte.