Endri Xhafo gazetari i njohur i ABC News, bëri të ditur sot se është infektuar me Covid-19 dhe se nuk e priste nje gje te tille.
Ai tha se është ruajtur aq shumë, por nuk është e thënë, teksa doli pozitiv pasi ka bërë tamponin.
“Pozitiv me Covid-19. Një Zot e di sa jam ruajtur! Por paskësh qenë e shkruar!”, – tha Endri Xhafo përmes një postimi në Facebook.
Lajmi ka shqetësuar edhe pjesëtarët e televizionit ku ai punon. Ata që kanë pasur kontakte me të duhet t’i nënshtrohen gjithashtu tamponit.
Ende nuk ka një njoftim publik nga Ministria e Shëndetësisë nëse tamponi do të vazhdojë tu bëhet vetëm personave me simptoma apo do të ketë edhe gjurmim epidemiologjik tek rrethi i të infektuarve.
Ne i urojm sherim te shpejte.