“Nuk dua të ngjall aspak pa nik por…”. Eksperti i njohur bën deklaratën e rëndë: Mundet që komplikacionet…

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho deklaroi se situata është e dalë jashtë kontrollit dhe ne duhet te jemi te kujdesshem.

Ai ka thene:se “Unë nuk mendoj se ka kolaps, por jemi në një situatë të dalën nga kontrolli. Vazhdon prej dy muajsh me hapjen që u bë pa strategji. Shqipëria u hap pa një strategji, pa një gradualitet dhe u hap pa masa. Jemi në situatën ku nuk kontrollon më ministria situatën, por virusi. Jemi dëshmitarë të kësaj situate dhe masat i shohim inekzistence. Numrat nuk janë shqetësuese akoma se kemi kapacitet, por kur nuk ke kontroll mbi situatën mund të precipitojë. Unë nuk dua të ngjall panik”, deklaroi ai.

Gjithashtu eksperti thote se:“85% e të prekurve nga Covid nuk kanë nevojë për trajtim spitalor dhe kjo kërkon dy masa: duhet të bëjmë gati mjekun familjes që ti ndihmojë këta persona, mundet që komplikacionet mund të ndodhi në çdo kohë. Prandaj këshillat e mia janë të bazuara te partneriteti i qytetarit dhe mjekut të familjes. Unë kam thënë mjeku i familjes përcakton trajtimin. Tjetër janë shenjat e alertit. Çdo përkeqësim i gjendjes është shenjë alerti dhe duhet njoftuat mjeku: marrja e frymës, dhimbja e gjoksit, rënie e nivelit të oksigjenimit dhe gjendja e konfuzionit. Këto katër shenja janë universale dhe duhet të ketë kujdes çdo person që menaxhon një person të infektuar në kushtet e shtëpisë”.