Nuk do ta besoni dot se sa vjec mbush sot Bleona Qereti

Bleona Qereti nje nga ikonat shqiptare me famë ndërkombëtare e muzikës Pop, feston sot ditëlindjen. Bleona mbush 42 vjeç dhe kjo ditëlindje e gjeti të plotësuar si një artiste që ka arritur majat.

Ajo eshte e lumtur dhe eshte shume aktive ne punen e saj duke iu kushtuar me shume dashuri botes se artit.

Pas karrieres ne Shqiperi ajo vazhdon dhe ne Amerike ku është vlerësuar me shumë çmime, ka shitur më shumë se 5 milionë CD, ka pozuar për kopertinat e më shumë se 40 revistave dhe ka performuar për miliona fansa – duke e bërë gjithçka si një artiste plotësisht e pavarur.

Vitet e fundit, Bleona ka kryesuar klasifikimin e “Top Ten Billboard Dance Club” duke arritur vendin e parë me hitin e saj me titull “I don’t need your love” dhe vendin e tretë me këngën “Take you over”. Ndërkohë që këngët “Wicked Love” zunë vendin e 12-të në klasifikimet e vitit 2018.