Njoftimi zyrtar i Ambasadës gjermane: Ja cfarë duhet të dini para se të udhëtoni në Gjermani

Ne lajmerimin zyrtar te Ambasades Gjermane ne Tirane thuhet se vazhdon karantina 14 ditore si edhe testi i COVID-19, per te gjithe ata shqiptare qe kane mundesi udhetimi per Gjermani, qofshin rezident apo me leje pune.

Kjo eshte postuar si njoftim edhe ne Facebook te Ambasaden Gjermane ne Tirane qe informon se sapo te mberrijne ne Gjermani qytetaret duhet te kryejne testin falas brenda 72 oreve si edhe te bejne karantinen 14 ditore neper banese kushdo qe vjen nga Shqiperia

“Vlen edhe më tej Detyrimi për karantinë dhe testi i koronavirus për udhëtarët nga Shqipëria. Meqenëse Shqipëria vazhdon të kosiderohet një zonë rreziku nga Instituti Robert Koch, të gjithë ata që hyjnë në Gjermani janë të detyruar që menjëherë pas mbërritjes të nisen direkt drejt vendbanimit të tyre ose një strehimi tjetër të përshtatshëm (p.sh. hotel) dhe të qëndrojnë atje për një periudhë prej 14 ditësh pas hyrjes së tyre (karantinë).

Udhëtarët që hyjnë në Gjermani janë gjithashtu të detyruar të informojnë autoritetin shëndetësor përgjegjës për ta mbi adresën e tyre të qëndrimit në Gjermani. Ata janë gjithashtu të detyruar që me kërkesë të autoriteteve të paraqesin rezultatet e testimit për koronavirusin e ri. Ju mund të testoheni falas brenda 72 orëve nga mbërritja juaj, edhe nëse nuk keni marrë ende një kërkesë të tillë. Kjo është e mundur në shumë aeroporte në Gjermani”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës Gjermane.

Vendet e BE e kanë shtyrë mbylljen e kufijve për vendet e treta që nuk janë pjesë e saj deri më 14 shtator.

TwitterFacebookGoogle+Pinterest