Home TE NDRYSHME Njoftim i rëndësishëm për personat që do të udhëtojnë në Itali deri...

Njoftim i rëndësishëm për personat që do të udhëtojnë në Itali deri më 15 maj

235
0

Sipas një njoftimi të publikuar nga “Air Albania” të gjithë ata që duan të shkojnë në Itali duhet të kenë me vete tamponin me rezultatin negativ maksimumi 48 orë para nisjes. Shteti fqinj ka përcaktuar rregullat e vendosura ndaj pandemisë së koronavirusit, të cilat do të jenë në fuqi deri më 15 maj. Por, përjashtim bën kur koha e qëndrimit në Itali është më pak se 120 orë për arsye pune, shëndeti apo emergjenca.

Bëhet me dije se karantina 10 ditore mbetet në fuqi për personat që qëndrojnë në Itali mbi 120 orë. Ndërkohë, për sa i përket hyrjes nga Italia në Shqipëri pa paragjykuar nevojën, detyrimi për tampon apo karantinë gjatë mbërritjes nuk kërkohet nga askush.