Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, Faik Hoti ka deklaruar se mesa duket masat e qeverise po japin efekt dhe do te sjellin ulje te numrit te rastteve te reja ditore.
“Nga nesër (e kishte fjalen per sot) presim më pak humbje jete dhe më pak të prekur nga COVID-19. Deri në orët e pasdites sot (dje) kemi pasur një trend në rënie, shpresojmë që edhe në orët e mbrëmjes nuk ka pasur ndonjë ndryshim.
Shpresojmë që nesër (sot) kur të publikohen rezultatet të kemi shifra më të ulëta se ato që kemi prezantuar para nje dite”, tha Hoti.
Madje ai ka treguar se tashme duke iu afruar mesit te muajit pritet te filloje furnizimi i trete me testime si edhe me tre aparate testues donacion i OBSH.
“Fuqia testuese do të rritet gjithsesi por po punohet që të ulet numri i të shtruarve në spitale”.
Madje ai ka thene se kete vite kane kerkuar te shtohen edhe vaksinat e gripit sezonal dhe eshte planifikuar qe kete vit te sigurojne 500 mije vaksina.
Ndersa per vaksinen e COVID-19 tha se nese vaksina del ne treg, Kosova synon te siguroje rreth 1 milione vaksina nga vendet mike.