Janë bërë 6 vite nga aksidenti i tmerrshëm i Michael Schumacher. Gjëndja shëndetësore e pilotit të makinave të garave është ende e pa sqaruar për publikun e gjerë. Deklaratat e herë pas hershme nga mjekët apo familjarët gjithmonë kanë shtuar misterin për shërimin e Schumacher.
Situata duket se ka ndryshuar dhe familja e legjendës së garave me makina ka lejuar për herë të parë që të xhirohet brenda shtëpisë së tyre. Do të realizohet një film dedikuar legjendës gjermane që pritet të transmetohet në 5 dhjetor.
Në qendrën e filmit do të jetë jeta e pilotit e treguar me sekuenca emocionuese.