Nje e papritur, Merkel ndan Maqedoninë nga Shqipëria për procesin e integrimit në BE

Vjen e si e papritur por lajmi se Angela Merkel ka diferencuar Shqiperine nga Maqedonia e Veriut eshte i njohur tashme.

Ajo ka qene duke prezantuar prioritetet e presidences gjermane ne Parlamentin Evropian dhe ka bere nje referim edhe per mbajtjen e nje konference te pare nderqeveritare me te dyja shtetet e per menduara.

Por kur erdhi fjala tek Shqiperia, duke iu referuar kesaj etape, Merkel ka cilesuar ‘nese eshte e mundur’.

Saktesisht ka thene:

“Një nga tre objektivat e politikës së jashtme gjatë presidencës tonë ka të bëjë me Ballkanin Perëndimor. Lidhur me konferencat e anëtarësimit, ne duhet të angazhohemi në negociata të anëtarêsimit me Maqedoninë e Veriut dhe nëse është e mundur me Shqipërinë, si dhe progresin për Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të ofrojmë një perspektivë anëtarësimi”, tha Merkel.

Keshtu mbajtja e konferences se pare nderqeveritare me Maqedonine e Veriut duket i munshem nga data 10 nentor gjate takimit te ministrave te jashtem te BE-se sipas nje kalendari te perkohshem te Keshillit te Bashkimit Evropian.

Ndersa takiomi me Shqiperine per mbajtjen e konferences se pare nderqeveritare me te ka shume pak gjasa te ndodhi gjate presidences gjermane pasi eshte kushtezuar nga 27 shtetet e BE para ketij hapi me vendimin e dates 25 mars.