Nis vapa afrikane, bëhuni gati ta duroni se temperaturat do rriten shumë/ Ja sa pritet te shkojne

Kjo jave pritet te jete e nxehte dhe te gjithe duhet te pergatitemi per pushime ne bregdet.

‘Metereologet thone se:”E diela do të ketë mot të kthjellët me temperaturë deri në 35 gradë celsius. Në skajin verior nuk përjashtohen reshje të izoluara të shiut’

Java e ardhshme do të këtë rritje të temperaturave me disa gradë, si pasojë e masave të nxehta ajrore nga veriu i Afrikës, që do të pushtojnë Ballkanin.

‘Duke nisur i javës temperaturat do të arrijnë në 38 gradë, madje në pjesë të caktuara të territorit deri në 39 apo 40 gradë celsius’.

Për ata që pushimet e verës i kanë rezervuar deri në fund të korrikut, lajmet janë të mira.

‘Moti do të jetë i mirë gjatë 2 javëve të fundit të korrikut.