Nis dimri zyrtarisht këtë javë, ja ku do të bjerë më shumë dëborë

Duket se eshte paralajmëruar të ketë reshje bore në vendet malore mbi 2000 metra gjatë kësaj jave.

“…gjatë ditës së enjte pritet rënie e ndjeshme e temperaturave, si dhe parashikohet të fryejë erë më e fuqishme veriore, në rajonin e Istogut me hove edhe mbi 25m/s. Në vise të larta malore mbi 2000m mund të bie edhe dëborë”, thuhet në njoftim.

Prishtina Weather ka bërë këtë deklaratë edhe per ditet ne vazhdim:
7.10.2020 – Në mëngjes përgjatë viseve të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë. Kryesisht vranët, e nga orët e pasdites dhe në mbrëmje herë herë me shi. Temperaturat në vise të ulëta 10C deri 21C, e në vise malore 7C deri 15C. Era do të fryj mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 3-10m/s, nga Dukagjini me hove deri në 14m/s. Indeksi UV: 3.

8.10.2020 – Herët në mëngjes vende-vende vazhdojnë reshje të dobëta shiu. Ditën kryesisht me vransira, më ftohtë dhe me erë. Vende-vende me reshje të dobëta shiu. Në vise të larta malore mbi 2000m, mundësi edhe për reshje dëbore. Temperaturat në vise të ulëta 10C deri 17C, e në vise malore 4C deri 9C. Do të fryj erë mesatare dhe e fuqishme nga krahu verior 4-13m/s, e përreth rajonit të Istogut me hove edhe mbi 25m/s.