Nga Xhemi tek Vjollca Hoxha, Arbana Osmani publikon dhuratat që mori pas lindjes së djalit

Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë dhe ajo eshte shume e lumtur por dhe emri qe ata i vendosen djalit ishte shume i bukur Diell.

Por te shumta ishin dhe dhuratat qe mori ajo nga miqte e saj.

Moderatorja ka zbuluar një pjesë prej tyre me anë të postimeve në Instastory, ku shihet se Xhemi i ka dhuruar një byrzylyk me simbolin e diellit bazuar tek emri që i kanë vendosur djalit.

Arbana ka marrë buqetë me lule nga presidentja e Top Medias, Vjollca Hoxha, shoqëruar me një pusullë ku shkruhet: “Me jetë të gjatë djali! Përqafime Vjollca Hoxha”.

Një buqetë me trëndafila të bardhë, Arbana ka marrë edhe nga miqtë e saj, Eraldo Rexho dhe Fatmira Nikolli.