Nga problemet me kapsllëkun tek kolesteroli i keq, 4 arsyet pse duhet të hani sa më shumë selino

Në kohën e Greqisë së lashtë selinoja ishte simbol i bukurisë dhe gëzimit. Kurse gjatë perandorisë romake kjo bimë simbolizonte fitoren dhe kështu së bashku me dafinën është përdorur si kurorë në kokat e fituesve. Selino përmban minerale shumë të rëndësishme të tilla si kalium, zink, kalcium, hekur, fosfor, magnez, vitaminë C, vitaminë B, etj. Shumica e njerëzve nuk e përdorin selinon aq shpesh sa duhet. Edhe kur përdoret, në shumicën e rasteve ajo humbet mes shumë perimesh të tjera, për shkak të mos njohjes së vlerave që përmban. Ja cilat janë disa nga arsyet përse duhet ta përfshini selinon më shumë në gatimet tuaja.

Ndihmon në procesin e tretjes: Duke qenë se është e pasur me ujë dhe fibra të patretshme, ajo ndihmon në funksionimin e zorrës së trashë. Për shkak të vetive të saj pastruese, selinoja përdoret si një diuretik, por do të ishte më mirë të shmanget përdorimi nëse keni diarre. Konsumoni pak përpara se të shkoni të flini, në mënyrë që gjatë natës të nxirren toksinat e dëmshme.