Nga dita e premte në Itali ka nisur venia ne zbatim i masave të reja shtrenguese. Këto kufizime kanë ndarë vendin në tre territore te rrezikut pandemik duke i klasifikuar në zona me një përhapje infektimi të pakontrolluar, me një situatë kritike të virusit e në zona më gjëndje më të moderuar të nivelit të emergjencës shëndetësore.
Keshtu qe, gazetarja Alba Kepi per Italine raporton se Autoritetet e Guardia Di Finanza kanë përgatitur një guidë masash administrative, ku mos respektimi i të cilave përcakton 22 tipe gjobash për qytetarët e sipërmarrësit italianë.
Reallisht ne Itali kane marre gjoba te majme edhe mjaft biznese.
Me poshte radhiten se cilat jane llojet e gjobave dhe ku i perdorin ne c`rast.
Gjobat variojnë nga minimumi 280 euro deri në 18 muaj b urg.
Kushdo që lëviz jashtë orarit e kufijve të përcaktuar pa një motiv të vlefshëm e të vërtetueshëm rrezikon një gjobë prej 280 euro e në rast përsëritje në 560 euro.
Ndërsa për këdo që shkel masën e karantinimit të detyruar rrezikon një denoncim penal me arrest nga 3 muaj në 18 muaj bur g, e që i shtohet një gjobë nga 500 euro në 5000 euro.
Gjoba nga 280 euro e deri në 560 euro në rast përsëritje, janë parashikuar dhe për persona që shkelin masën e ndalimit të grumbullimit në vende publike, festave private, mos mbajtjes së maskave e mos respektimin e distancimit social.
Gjoba në formë reduktuese nga 280 euro në 560 euro janë parashikuar dhe për akvitetet tregtare që nuk respektojnë oraret e hapjes e të mbylljes apo nuk garantojnë protokollin e përcaktuar në dekretin e masave anti-Covid.
Po ashtu dhe për restorantet e lokalet që nuk respektojnë rregullën e maksimumit të 4 personave të ulur në tavolinë.
Minimumi 280 euro e maksimumi dhe 1000 euro është gjoba për këdo që nuk mban maskë mbrojtëse e në pozicionin e duhur në ambiente të hapura e të mbyllura e me përjashtim të banesës private.
Përjashtohen nga kjo masë fëmiëjt nën 6 vjeç e persoant që vuajnë nga patologji që mbajtja e masës i rëndon shëndetin.
Ministria e Brendshme italiane ka vënë në dispozicion të qytetarëve modulin e autocertifikimi që cilido dueht ta ketë me vet nëse lëviz në zonat e kuqe e portokalli e me një fazë kritike të infektimit nga Covid 19
Gjithashtu ka shtuar kontrollet në territor e të dhënat e fundit të shpërndara nga kjo ministri informojnë se brenda 2 orëve janë kontrolluar 63.862 persona, janë gjobitur 364 e janë denoncuar 13 prej tyre.
Gjithashtu gjatë 2 orëve janë kontrolluar 9.985 aktivitete tregtare. janë gjobitur 42 pronarë biznesesh. 6 bizneseve i është vendosur masa adminsitrative e pezullimit të përkohëshëm të aktivitetit tregtar e për 4 të tjera është vendosur mbyllja e tyre. AlbaKepi .Ora