Conte firmos dekretin e ri, ja njoftimi i rëndësishëm për emigrantët shqiptarë në Itali

Tashme ne shtetin fqinjwe Italine hane nderpre perkohesisht te gjitha sherbimet konsullore deri ne date 3 dhjetor 2020.

Ne njoftim nder te tjera thuhet se garantohet sherbimi me poste dhe te gjithe qytetarët që kanë të fiksuar takim për pasaportë dhe kartë id do te njoftohen me email per daten me te re te takimit.

Njoftimi zyrtar:

Raiffesien Bank brenda artikujve
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano, në zbatim të Dekretit të Kryeministrit Italian Giuseppe Conte i firmosur ne dt. 03.11.2020 i cili ka hyrë në fuqi sot në dt. 06.11.2020, komunikon se ndërpriten përkohësisht të gjitha shërbimet konsullore deri në datën 3 DHJETOR 2020.
Do të garantojmë shërbimin me postë si edhe vetëm rastet urgjente (si nulla osta vdekje).

Qytetarët që kanë të fiksuar takim për pasaportë dhe kartë id, do të njoftohen nga ne me e-mail për datën e re të takimit, sapo situata të normalizohet dhe të fillojë sërish lëvizja e lirë nga një qytet në tjetrin si dhe hyrja në Lombardi rajon i konsideruar zonë e kuqe.

Kontrolloni vazhdimisht profilin tonë zyrtarë në Facebook dhe faqen tonë zyrtare në ëeb për njoftime të reja.

Gjithashtu, ftojmë të gjithë qytetarët tanë të ndjekin me përpikmëri dhe rigorozitet të gjitha udhëzimet e Qeverisë Italiane me qëllim ndalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

Faleminderit për mirëkuptimin!