Home TE NDRYSHME E para në histori! Emigrante dhe e rritur me vështërsi të mëdha,...

E para në histori! Emigrante dhe e rritur me vështërsi të mëdha, ja gruaja që do drejtoj Amerikën bashkë me Biden

156
0

Kamala Harris theu një nga tavanet e qelqta më të larta të botës të shtunën teksa u zgjodh zëvendës presidentja e parë grua e Amerikës, ndërsa bëri histori dhe ndihmoi për t’i sjellë fundin su ndimit të trazuar të Donald Trump.

Harris gjithashtu ka qenë Kryepro kurorja e parë me ngjyrë e Kalifornisë dhe gruaja e parë me prejardhje nga Azia e Jugut e zgjedhur në Senatin Amerikan.

Duke fituar nënpresidencën, ajo do të jetë shumë pranë drejtimit të SHBA, që mund t’i shërbejë si një trampolinë për pozicionin më të fuqi shëm të botës.

Me Biden, 77-vjeçar që pritet të shërbejë për vetëm një mandat, Harris do të favorizohet të fitojë kandidimin demokrat presidencial në katër vitet e ardhshëm. Kjo do t’i japë asaj mundësinë të futet edhe më shumë në histori – e para grua presidente e SHBA.

“Këto zgjedhje shkojnë përtej Joe Biden apo mua,” shkroi ajo në Twitter pasi mediat amerikane i dhanë avantazhin në rezultatet shtetërore.

“Lidhen me shpirtin e Amerikës dhe vullnetin tonë të luftojë për të. Kemi shumë punë përpara. Le t’ia nisim.”

Ajo u konfirmua si bashkëkandidate me Biden në gusht. E ka kritikuar vazhdimisht Trump për përballimin kaotik që i bëri pandemisë COVID-19, por gjithashtu për racizmin, ekonominë dhe sulmet ndaj emigrantëve.

Harris, 56 vjeçe, ka lindur nga emigrantë në SHBA, babai i saj nga Xhamajka, mamaja nga India, një përfaqësim tipik i ëndrrës amerikane.

Ajo lindi më 20 tetor, 1964 në Oakland, Kaliforni, në atë kohë një qendër për të drejtat civile dhe aktivizmin kundër luftës.

Diploma e saj nga Universiteti historik Black Hoëard në Uashington ishte vetëm zanafilla e një ngritje të ngadaltë që e çoi atë nga prokurore në dy mandate prokurore distrikti në San Francisko dhe më pas kryeprokurore të Kalifornisë në vitin 2010.