Nesër na pret më e keqja, sapo doli parashikimi, merrni masat

Si në periudhën e dimrit që ndodhemi një tjetër ditë e ftohtë na pret nesër. Por pse?

Vendi ynë – por edhe Rajoni i Ballkanit – ashtu si sot edhe për ditën e nesërme do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të ftohta dhe të thata.

Në këtë mënyrë moti nesër do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore. Por, gradualisht me kalimin e orëve (duke filluar nga orët e pasdites), mbi vendin tonë depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme dhe si rrjedhoj do të nis shtimi gradual i vranësirave deri të dendura.

Paqëndrueshmëria do të shoqërohet me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në zonën e veriut dhe atë të qëndrës. Në relievet relievet e larta malore këto reshje me intensitet të ulët do të jenë në formën e dëborës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme dhe negative në pjesën më të madhe të vendit.

Brymë e ngricë gjatë mëngjesit dhe gjatë ditës në zona të thella malore.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -9°C deri në 4°C

zonat e ulëta -6°C deri në 10°C

zonat bregdetare -2°C deri në 12°C