Në intervistën e saj më të fundit, Çiljeta ka folur për të gjitha ato mbi të cilat kemi pasur kuriozitet. Këngëtarja foli për karrierën, dashurinë dhe planet e së ardhmes.
E pyetur nëse ka ndërmend ta bëjë Fernandon me vëlla ose motër, Çiljeta na gëzoi kur tha se në të ardhmen do të ketë shumë fëmijë.
“Pa diskutim që po, kam qenë vajzë e vetme dhe e kam vuajtur që nuk kam pasur vëlla ose motër kështu që kam dëshirë që në jetën time të kem shumë fëmijë në të ardhmen si dihet asnjëherë jetës si vjen”, u shpreh Çiljeta për “Mirage”.
Sa i përket jetës private Çiljeta u shpreh se ndihet e lumtur dhe e plotësuar.
“Ndihem e plotësuar, ndihem e lumtur. Për mua kjo është e rëndësishme. Një femër kur ndihet e plotësuar dhe e lumtur, ka çdo gjë”, u shpreh këngëtarja.