Ne vendin tone ka pasur nje renie prej 10% ne ekonomi gjate tremujorit te dyte, dhe kjo ishte me e forta renie qe prej vitit 1997.
Prodhimi i Brendshem Bruto ka shenuar nje renie te forte duke u tkurrur me 10.29 % ne tremujorin e dyte te 2020 si pasoje e pandemise.
Duke u bazuar tek Instituti i Statistikave ka nje renie edhe te sektoreve te tjere me përjashtim të Bujqësisë dhe sektorit të Pasurive të patundshme, të gjitha degët e tjera të ekonomisë kanë rregjistruar rënie të fortë.
Të dhënat mbi ecurinë e ekonomisë shqiptare në tremujorin e dytë të 2020, nuk përbëjnë ndonjë surprizë të veçantë, duke qenë se bëhet fjalë për periudhën gjatë së cilës thuajse çdo aktivitet ndali si pasojë e masave shtrënguese të ndërmarra për parandalimin e pandemisë COVID 19. Tkurrja me 10,29 përqind përbën megjithatë rënien më të fortë të rregjistruar që prej vitit 1997.
Keshtu sipas INSTANT Tregtia, Transporti, Akomodimi dhe Shërbimi ushqimor, ishte grupi me rënien më të madhe me 26,35 përqind. Ky është dhe grupi që kontribuoi me shumë, me 4.11 pikë përqindje, në tkurrjen e përgjithshme të aktivitetit ekonomik.
Ndersa Industria dhe Ndërtimi, dy sektorë të tjerë me peshë, ranë përkatësisht me 13,14 përqind dhe 10,93 përqind. Së bashku ato kontribuan me 2.35 pikë përqindje në Proshimin e Brendshëm Bruto.