Në palestër dhe lokale maska do të përdoret në këtë mënyrë; Rakacolli qartëson qytetarët

Maskat do të jenë të detyrueshme për të gjithë dhe në çdo ambient. Ende ka disa paqartësi përsa i përket mbajtjes së tyre në disa ambiente specifike siç janë palestra dhe lokalet. Për këtë është përgjigjur Zv,ministrja Rakacolli :

“Shkuarja në palestër ka benefitet e veta por edhe vajtja në ambient të tillë të predisponon në risk më të madh, maska edhe mund të dëmtojë gjatë aktivitetit fizik ndaj nuk do mbahet, por kur lëviz në ambientet e palestrës mund ta mbajë për të mbrojtur veten dhe të tjerët. Maska do hiqet edhe brenda lokalit apo restorantit për të konsumuar pijen apo ushqimin, por pasi të ngrihesh e të dalësh je i detyruar ta vendosësh.”