Home TE NDRYSHME Ndryshon gjendja e kryeministrit britanik ja si rri dhe punon me mjeket

Ndryshon gjendja e kryeministrit britanik ja si rri dhe punon me mjeket

204
0

Gjendja e Boris Johnson po përmirësohet në spital, pas dy ditësh në kujdesin intensiv duke u trajtuar per coronavirusin, tha këtë pasdite kancelari Rishi Sunak.

Në lajmet që do të vijnë si lehtësim për kombin britanik, ai tha se Kryeministri gjithashtu ishte ulur në shtrat pas dy netësh në Spitalin e St Thomas në Londër, raporton Dailymail.

Përpara konferencës ditore të lajmeve, Z. Sunak e nisi duke dhënë një perditesim mbi gjendjen e z. Johnson, në mes pyetjeve mbi gjendjen e tij, deri në shtrimin në spital.

“Lajmet e fundit nga spitali janë se kryeministri mbetet në kujdes intensiv, dhe gjendja e tij po përmirësohet,” tha z. Sunak.

Ai gjithashtu shtoi:
“Mund t’ju them gjithashtu se ai është ulur në shtrat dhe është duke u angazhuar pozitivisht me ekipin klinik.”