Ndodh në Tiranë, shembet papritur asfalti, autobusi plot me qytetarë bie brenda

Dhjetra udhëtarëve iu është rrezikuar jeta pak më parë teksa autobusi ku kishin hipur ra në një gropë.

Siç shihete dhe nga imazhet e siguruara nga abcnews autobusi i linjës Yzberisht-Qendër, ka rënë në një gropë teksa po bëntë rrugëtimin rutinë të ditës.

Mësohet se fillimisht në në atë vend kishte dalë ujë për shkak të prishjes së një tubi të ujërave të zeza, por pesha e autobusit ka bërë që asfalti të shembet tërësisht duke ngecur brenda edhe njëra prej gomave të autobusit.

Udhëtarët kanë dalë me shpejtësi nga autobusi, i cili rrezikoi edhe të batohej në njërën anë.