“Ku është qeveria?? Ku është shteti??”, qytetarët të revoltuar për bërjen e testit të shpejtë në Rinas: Ndihemi keq, na i kan pi

Aeroporti Nënë Tereza ka vendosur si kusht për udhëtimin e qytetarëve drejt destinacioneve jashtë vendit bërjen e testit të shpejt.

Ky kusht është i vlefshëm edhe për qytetarët të cilët i kanë bërë të dyja vaksinat.

Edhe pse vendet ku do të udhëtojnë nuk kanë një kriter për pasjen e një testi të tillë, qytetarët janë të detyruar të paguajnë 35 euro për të kaluar nga Rinasi.

Qytetarët shprehen të revoltuar për kamerën e FaxNews, ku njëri prej tyre me tone të ashpra thotë se kjo është skandaloze dhe se ndihet jashtëzakonisht keq që i detyrojnë të rrijnë në radhë dhe të sillen në mënyrë të tillë në vendin e tyre.

“Nuk është e drejtë mo vlla, nuk është e drejtë! Unë kam bërë vaksinat, kam marrë gjithë dokumentat e Italisë, tash me ba dhe testin të futem në radhë. Ndihem jashtëzakonisht keq. Kena qejf me ardh në këtë vend, po nuk jena të gëzum. Rrezik i madh për ne shumë.

Ku është qeveria?? Ku është shteti?? Është diçka e jashtëzakonshme kështu, ky është vendi jem, atdheu jem, du me ardh këtu. Pse mos të jetë më i lirshëm, pse me e ba këtë vend kështu.

Gruaja ime thotë nuk vjen më këtu, edhe fëmijët e mi nuk duan. A e kupton çfarë skandali është? Pse mos me e ba të lirshëm, futu atje, futu këtu.

Nuk është e drejtë, ikën të gjithë, gjynah i zotit, na kan pi gjakun. Nuk është e drejtë kjo”, tha një qytetarë.