Ndërron mënyra e hyrjes në Greqi. Plotësoni protokollin e mbërritjes në Greqi 48 orë para udhëtimit

Nga data 1 Korrik deri në datën 31 Gusht, çdo udhëtar Shqiptar që do hyj në Republikën e Greqisë, pavarsisht nënshtetësisë duhet të plotësojnë detyrimisht PROTOKOLLIN E MBËRRITJES NË GREQI, ta printojnë dhe ta kenë me vete në pikat kufitare. Protokolli plotësohet në mënyrë elektronike dhe duhet të plotësohet 48 orë deri në 72 orë përpara udhëtimit.

Top Lines komunikoj me Ministrinë E Mbrojtjes Civile dhe konfirmoj se ketë formë duhet ta plotësoj çdo pasagjer që hyn në Greqi, qoftë qytetar grek, qoftë me leje qëndrimi në Greqi ose turist. Gjithashtu kete platformë duhet ta plotësoj çdo udhëtar pavarsisht mjetit që udhëton( makine, anije, autobus, aeroplan etj)

Platformën do e gjeni ketu

https://travel.gov.gr/#/form

Në platformë plotësohen

Mënyra e udhëtimit (autobus, makine, tren, avjon etj)

Emri i firmës që udhëtoni, numri i sediljes etj

Pika doganore e hyrjes

Të dhënat personale të udhëtarit (emër mbiemër, pasaporta etj)

Vëndi ku do qëndroj në Greqi

Kontakti i sigurisë (një person ku do qëndroj , adresa dhe telefoni i personit)

Këto të dhëna plotësohen për të gjithë pasagjerët dhe pjestarët e familjes.

Mbasi të plotësohen kjo platformë, do ju vij një email që u regjistruat me sukses, dhe mbas disa orësh do ju vij nje konfirmim me kod. Këtë konfirmim duhet ta printoni dhe ta keni me vete në pikën kufitare ku do ja dorëzoni policisë. Pa këtë vërtetim nuk do lejohet asnjë person të hyj në Greqi, qoftë dhe qytetarë

Mos harroni distancimin social dhe te jeni te kujdesshem.