Ndahet nga jeta pedagogu i njohur shqiptar

Është ndarë nga jeta Prof. Dr. Beshir Ciceri një ikonë e mendimit shkencor ekonomik shqiptar.

Ciceri ishte prej pesë dekadash profesor, pjesë e departamentit të financës pranë Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë.

Deputeti demokrat, Bujar Leskaj, ka dhënë lajmin e trishtë për humbjen e Cicerit, ku i ka përcjellë ngushëllimet e sinqerta gruas, vajzave, nipërve dhe mbesave, por edhe të gjithë kolegëve të tij dhe mijëra studentëve që u formuan nga dijet e tij të gjera, të thella dhe të plota mbi Drejtimin Financiar dhe Drejtimin Financiar Ndërkombëtar.

Beshir Ciceri ka mbajtur një sërë postesh dhe detyra të rëndësishme ndër vite, kryesisht në Universitete dhe mësimdhënie.