Nazan i serialit ‘Lule të Vetmuara’, një person krejt tjetër në jetën reale

Veda Yurtsever Ipek, ky është emri real i aktores që për popullin shqiptar dhe më gjere njihet si Nazani. Atë e shohim aktualisht si një nder personazhet kryesore të serialit qe në shqip e njohim si, ‘Lule të Vetmuara’.

Tek e shohim si paraqitet ne rol, ajo shfaqet si një person shumë i mbajtur që kujdeset mjaft mire për veten, edhe pse në realitet ajo është plot 51-vjeç. E lindur në qytetin e Bingolit, aktorja turke Veda është diplomuar në qytetin e Eskisehirit, ne nje shkolle konservatore shteterore.

Aktorja Veda nuk është vetëm aktore serialesh por shumë shpesh luan në teatër dhe kinema, per te cilat ajo treon se ka pas interes qe nga femijeria.
Madje arsimimin mbi kete pasion ajo e ka nisur vete pa i then prinderve duke shkuar te regjistrohej ne shkolle me para te grumbulluara vete.
Kujtojme se Ipeku madje është vlerësuar në vitin 2016 si ‘profesionistja femër e vitit’.

Ndersa sa i takon jetes private. aktori i famshem Mahir Ipek dhe Veda Ipek i dhanë fund martesës së tyre pikërisht para dy vjetësh, në vitin 2018, pas 20 vitesh martese.

Seriali ‘Lule të Vetmuara’ është mbYllur si projekt vite më parë por famën në Shqipëri e ka marrë gjatë këtij viti. Shumë shpejt ne do e shohim njëkohësisht edhe në serialin e bujshëm që do startojë së shpejti në TV Klan, ‘Babil’.