Home TE NDRYSHME Na rrezikon se do vijë nga shtatori? Mjeku apel shqiptarëve: Nëse keni...

Na rrezikon se do vijë nga shtatori? Mjeku apel shqiptarëve: Nëse keni këto simptoma mund të jeni prekur nga delta

2466
0

Prej disa kohësh, qarkullon lajmi për një variant tjetër të Covid-19, atë të variantit Delta dhe po ngatërrohet me gripin e verës ku simptomat janë pothuajse të njëjta.

Mjeku infeksionit Gent Stroni tregoi simptomat që mund të sinjalizojnë se jemi të infektuar nga varianti Delta.

“Kur është folur për Alfën dhe Betën ne e nisnim me humbje shije, nuhatje e me radhë. Aktualisht ne nuk i kemi këto tek Delta, por ne kemi një dhimbje koke, kemi raninozë ose hundë pra rufë. Kemi dhimbje fyti dhe më mbrapa mbivendoset dhe kolla. Këto në fakt janë shenja që janë pothuajse në të gjitha virozat, qofshin këto edhe virozat e stinës, megjithatë këtu duhet bërë dhe diferencimi.

Nëse ne shikojmë që përhapja e kësaj viroze është e shpejtë në shumë persona në të njëjtën kohë, atëhere detyrimisht duhet të ndalojmë për të parë dhe për të bërë dedektimin, analizimin dhe më mbrapa edhe gjetjen e variantit”, është shprehur Gent Stroni, duke folur në emisionin “Rudina”.