logerja shqiptare Armina Mevlani e njohur ndryshe edhe si nusja e ish-kryeministrit, për shkak të lidhjes që ka me të birin, Shkëlzen Berisha, është bërë emocionale. Në një status në rrjetin social Facebook, Mevlani ka ndarë me të gjithë ndjekësit një episod nga jeta e saj.
Ajo shkruan se i janë mbushur sytë me lot pasi marka “Vivien Westwood” i ka dhuruar një fustan. Armina kujton se në moshën 19-vjeçare me shpërblimin e parë që ka marrë nga puna, ka blerë një palë këpucë të kësaj marke.
“Ne moshen 19 vjecare kur mora shperblimin e pare ne pune ,gjeja e pare qe bleva ishin nje pale kepuce Vivienne Westwood, aq shume e adhuroja. Sot ne tapetin e kuq vete Vivienne Westwood me dhuroi kete fustan te mbrekullueshem per te parakaluar ne premieren e filmit “Once Upon a Time in Hollyëood” . Kur ky fustan mu dergua ne Tirane mu mbushen syte me lot , sepse nuk e kisha menduar kurre qe nje enderr e tille do behej realitet,”– shkruan Armina.