Mos rrini kot në fundjavë/ Ka ardhur koha të nxirrni rrobat e dimrit: Ja si do jetë moti

Meteorologia Adiola Bani ka parashikuar sesi do të jetë moti në ditët në vijim dhe si do e mbyllim muajin tetor pasi dhe ketij muaji po i afrohet fundi dhe moti pritet qe te jete me temperatura te ulta pasi dimri po vjen.

Ajo thote se:“Dita e sotme do të mbetet në mbizotërimin e motit të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar. Duke filluar nga orët e natës sot dhe kryesisht dita e shtunë do të kemi vranësira të shpeshta. Mbrëmja e së shtunës dhe dita e dielë do të paraqiten me vranësira tëdendura dhe herë pas here do të kemi reshje shiu dhe e gjithë dita e dielë do të mbetet me mot të vranët dhe reshje të pakta shiu në territorin shqiptar. Mbrëmja e së dielës do të sjellë përmirësim të kushteve te motit, por përsëri e hëna mbetet me prezencë dhe reshjeve të pakëta dhe të izoluara shiu.

Do të jetë tipike e vjeshtë. Do të kemi prezencë të vranësirave dhe reshjeve të shiut. Më të fokusuara reshjet do të jenë gjatë ditës së martë kur presim reshje me intesitet mesatar, por përsëri e mërkura dhe në vijim do të paraqitet me prezencë të vranësirave dhe reshjeve të pakëta të shiut.“

Sa i përket temperaturave gjatë ditëve në vijim presim një rënie të tyre duke bërë që vlerat termike të arrijnë deri në 19 gradë celsius