Mjeku Tritan Kalo mesazh per qytetaret: Janë se cfare na keni hequr

Mjeku i dashur per ne Tritan Kalo, e ka mbyllur fundjavën duke dhënë një mesazh në Facebook, ku shkruan se bluzave të bardha që prej fillimit të pandemisë u janë hequr fundjavat dhe ditët e festave dhe kjo eshte dicka jo e mire sepse vetem atyre u ka ndodhur dicka e tille.

Ai shprehet se:“KOHË KOVIDIANE….Fundjavë 5–6 Shtator 2020….Prej regjistrimit të rasteve të para të infektuara nga Sars-Cov2/Covid-19, në kalendarin e Mantelbardhëve e jo vetëm të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive/Covid-1 në QSUT “Nënë Tereza”, janë hequr fundjavat dhe ditët e Festave…..

Një ekip që përparësi të tij ka Punën, Profesionalizmin dhe Përkushtimin, për t’i shërbyer mundësisht sa më mirë të sëmurëve të prekur nga kjo “flamë mbarëbotërore”…

Puna e konceptuar dhe e zbatuar si një ekip i vetëm, ka dhënë, po jep dhe kurdoherë do të japë më shumë frute, në dallim me protagonizmin individual jo të rrallëshfaqur në këto muaj të Pandemisë….Jemi kurdoherë për ju në krye të MISIONIT tonë FISNIK….

Nga të gjithë JU kërkojmë më shumë NDËRGJEGJËSIM e PËRKUJDESJE ndaj vetes, si dhe KUJDES ndaj të afërmve tuaj kudo dhe për çdo çast….NUKU është aspak e vështirë dhe e pamundur zbatimi i rregullave të higjenës individuale, kolektive dhe të mjedisit ku gjallojmë, distancimi fizik kur është e mundur, si dhe mbajtja e maskave në mjediset e mbylluara ose aty ku ka grumbullime….