Mjeku i njohur Sallabanda u shpreh se koronavirusi nuk eshte me agresiv dhe ky eshte nje lajm i mire per te gjithe por kjo nuk do te thote qe te shkelim masat e marra per te mos u infektuar ndaj duhet te jemi te kujdesshem.:
Maskat kanë hapur një diskutim të madh.
Problemi është që maskat na mbrojnë jo vetëm nga Covid, por edhe nga gripi i zakonshëm.
A janë maskat me copë të mira?
Unë mendoj se jo.
Maska duhet të ketë filtrin brena që të na mbrojë.
Unë rekomandoj mbajtjen e maskave në ambiente publike, ku nuk mund të mbajnë distancën.
Nuk është aq agresiv sa në fillim koronavirusi ndaj duhet te jemi me te qete por vigjilente qe te ruajm masat.
Përhapet më shpejt, por nuk ka atë peshë virale.
Me temperaturat e larta virusi pësoi mutacion.
Ne nuk e dimë çfarë mund të ndodhë në nëntor, prandaj duhet të jemi të përgatitur.