Mjeku Fahri Beqa kardiolog shume i mire ne Berlin jep nje lajm te mire se si 90% e pacientëve të prekur me koronavirus në Gjermani e kanë kaluar pa marrë asnjë lloj mjekimi spitalor.Ata e kane kaluar ne karantine infektimin dhe me pas gjendja e tyre eshte normalizuar.
Kjo varet dhe nga imuniteti sa me te forte ta kesh aq me shume me shpejte e kalon.
Ai ka thene se shumica e te prekurve eshte sheruar ne shtepi.
Postimi i plotë i tij.
Rasti i parë në Gjermani është vërtetuar më 29.01.20. Që nga atëherë deri sot në ora 16.40 janë regjistruar rreth 4150 raste zyrtarisht. Nga këta të infektuar, gjithsej 8 persona, të gjithë të moshuar.
Lajm i mirë është që 46 të sëmurë të tjerë që janë mjekuar nëpër spitale janë shëruar plotësisht dhe janë lëshuar në shtëpi (dmth testi pas mjekimit ka qenë negativ).
Rreth 90% e të prekurve nuk kanë pasur nevojë fare të marrin mjekim spitalor, sepse simptomat dhe zhvillimi i semundjes ka qenë i lehtë. Tashmë parashikohet që 60-70% e popullsisë së Gjermanisë do të preken nga ky virus (sipas ekspertëve të Virologjisë).
Një përhapje e shpejtë dhe e pakontrolluar e Coronavirusit nuk do të mund të përballohej edhe nga sistemet më të sofistikuara shëndetësore (siç shihet edhe nga rasti i Italisë.
Si medikament për zbritje të temperaturës preferohet Paracetamoli. Definitivisht nuk duhet të injorohen masat që duken shumë të thjeshta por që janë shumë të rëndësishme për përhapjen e kontrolluar të infeksionit (larja e shpeshtë e duarve, shmangia e kontakteve me njerëz në masë, mosshtërngimi i duarve, mosvizitimi i të sëmurëve nëpër spitale e të ngjajshme).
Nëse keni të sëmurë kronik në shtëpi krijoni distancën e nevojshme nga ata në mënyrë që ata të jenë të mbrojtur. Nëse megjithatë jeni të infektuar dhe ju paraqiten simptomat (temperaturë, kollë e thatë etj.) Mos u nisni për në spital por telefononi dhe përcillni udhëzimet pastaj. Dhe pa panikë mbi 99% e te infektuarve megjithatë e mbijetojnë këtë sëmundje. Lajm i mirë sot ishte edhe dekodimi i virusit si dhe fillimi i suksesshëm i fazës së parë të testimit të vaksinës në laborator. Në fazat tjera pastaj fillon testimi në njerëz. Kujdes, shëndet dhe suksese!!!