Mjeku i mirenjohur infeksionist Arben Pilaca ka bere nje deklarate se fundmi mbi situaten e koronavirusit qe po kalon vendi yne.
Ai ka thene se kjo qe po kalojme me koronavirusin nuk eshte nje vale e dyte por nje dallge.
Kjo sepse sipas tij ishte e pritshme qe pas vales se pandemise do te kishte kete ecuri natyrore.
“Kjo që po kalojmë nuk është valë, pasi valën e kemi kaluar, kjo është një dallgë, ishte e pritshme sepse kështu është ecuria natyrore e një pandemie, tanimë pandemia po flet. Është numri më i madh, është shtrimi më i lartë, dhe sigurisht kemi më shumë njerëz që rrezikojnë jetën. Nuk është fundi, tendenca është në rritje, nuk është për të krijuar panik, por kjo është e vërteta”, tha ai gjatë intervistes.